Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë-Gllogoc.
Një veturë ka goditur një këmbësor ndërsa i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, arbresh.info.
Mjeku kujdestar në Drenas ka konfirmuar se personi i aksidentuar ka ndërruar jetë.
Policia po merret me rastin, i cili është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 01.10.2020 rreth orës 16:40 në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë – Gllogoc, është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Në vendngjarje menjëherë kanë dalur njësitë policore, ndërsa person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme.”, tha Rexhepi
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë