Drejtuesit e koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, u takuan sot me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, dhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Fatmir Sopi.
Gjatë takimit, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me të drejtat dhe sfidat me të cilat përballen veteranët, duke përfshirë përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore, si dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre, transmeton Arbresh.info.
Në njoftimin e koalicionit për Familjen bëhet e ditur se liderët kanë theksuar angazhimin e tyre të fortë për mbështetje konkrete dhe intensivimin e dialogut me qëllim që të zgjidhen problemet që prekin kategoritë e dala nga lufta.
“Ata u shprehën të vendosur për të punuar së bashku për të siguruar një mbështetje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për ish-luftëtarët, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe duke ruajtur nderin dhe dinjitetin e tyre. Ky takim është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe veteranëve, me qëllim krijimin e mundësive të reja për përmirësimin e jetës së tyre dhe të ardhmes së vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...
Zyrtare/ Kai McKenzie-Lyle – gardiani i ri i FC Ferizaj
Raporti i Sigurisë së Mynihut 2026: Bota ka hyrë në një epok...
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...