Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar opinionin se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga departamenti për hetime të inicioj hetimet dhe hulumtime e menjëhershme në lidhje me pretendimet e kandidateve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për infermiere të profileve të ndryshme në QKUK.
Këto pretendime janë shfaqur në lajmet qendrore të një televisioni ku mes tjerash disa kandidate kanë deklaruar se janë dhënë para për një vend pune.
Drejtoria e SHSKUK pret nga Policia e Kosovës të hulumtoj pretendimet dhe sqarohet në tërësi kjo situatë, meqë ka individë që dëshirojnë të njollosin këtë proces dhe SHSKUK në tërësi.
SHSKUK do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për hulumtim të tërësishëm të situatës dhe inkurajojnë të gjithë kandidatët që kanë fakte dhe argumente të paraqesin ato tek organet hetuese në mënyrë që mos të lejohet që askush të njollos dhe abuzoj me detyrën zyrtare.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK