Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.
Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të kësaj komune, pronari i objektit në fjalë e ka respektuar vendimin dhe e ka liruar hapësirën e uzurpuar.
Me këtë rast drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi bënë thirrje tek të gjitha bizneset që të pajisen me dokumentet e kërkuara për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
“Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme, prioriteti i drejtorisë do të jetë qytetari dhe hapësira e përbashkët”, thuhet mes tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...