Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë një aksion përgjatë rrugëve “Vëllëzërit Dragaj”, “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”, me ç’rast kanë bërë largimin e të gjithë shitësve ambulant të cilët operonin jashtëligjshëm duke bërë shitjen e produkteve ushqimore në hapësirat publike, pra në trotuare.
Ky aksion është zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në lirimin e trotuareve dhe krijimi i kushteve për qarkullimtë lirë.
Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aksioni theksoi se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, e cila po e vështirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve.
Gjatë këtij aksioni është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave (pemë dhe perime) të cilat ishin të vendosura pa leje në hapësirat publike, përkatësisht trotuareve.
Gjithashtu Drejtoria e Inspeksionit, bënë të ditur se ndaj të gjitha subjekteve të papërgjegjshme, që nuk e respektojnë rendin dhe ligjin, do të iniciohet procedurë të parapara me ligjet në fuqi.

49 aksidente trafiku dhe mbi 2,300 gjoba brenda 24 orëve
Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: Nuk ka avion t...
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...