Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës të premten në mëngjes ka zhvilluar një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë Pallat e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti.
Këtë aksion të Drejtorisë së Inspekcionit nga afër e ka vëzhguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pasi largimi i këtyre konstruksioneve ka qenë kërkesë e vetë kryetarit.
“Kemi një intervenim këtu, çlirimin e hapësirave të cilat kanë qenë të uzurpuara, siç e dini pallati është i mbrojtur me ligj dhe kemi dashur ta mbrojmë nga këto gjëra që kanë ndodhur që nga pas lufta. Do të vazhdojmë me të gjitha këto, që i bënë dëm brendit të kryeqytetit. Po punojmë me përkushtim në ruajtjen e origjinalitetit të objekteve që shpërfaqin memorien kolektive të shumë gjeneratave e që është e domosdoshme të ruhen si trashëgimi kulturore e Kryeqytetit”, tha Rama./EO
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...
Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbat...
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...