Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka realizuar një takim zyrtar me zëvendësdrejtorin federal të Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.
Ky takim sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është bërë në Shkup, në konferencën rajonale të drejtorëve të policisë së shteteve të ndryshme, shkruan arbresh.info.
“Gjatë pjesëmarrjes në konferencën rajonale të drejtorëve të policisë së shteteve të ndryshme e cila po vazhdon të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, drejtori i përgjithshëm i PK-së Mehmeti realizoi edhe një takim bilateral me zëvendësdrejtorin federal të Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës Enis Korman”, njofton policia.
Qëllimi i këtij takimi, sipas njoftimit, ishte diskutimi i temave që ndërlidhen kryesisht me luftën kundër krimit të organizuar dhe krijimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët, e që rezulton në sigurinë e përgjithshme rajonale dhe më gjerë.
Gjatë takimit zëvendësdrejtori federal i Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës Korman, falënderoi drejtorin Mehmeti me rastin e realizimit të një operacioni të përbashkët, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale, i cili kërkohej nga Bosnja dhe Hercegovina./arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...