Drejtori i ZRRE-së: Kemi kërkuar të mbajmë takim me grupin “Asnjë cent më shumë”, nuk kemi pranuar përgjigje pozitive

10:52 | 11 Prill 2025
R J

Zyra e Rregullatorit të Energjisë para pak minutave ka filluar mbledhjen, në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 përqind.

ZRRE ka kërkuar të mbaj një takim më grupin e aktivistëve “Asnjë cent më shumë”, mirëpo përgjigjja nuk ishte pozitive, raporton Arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ai tha se qytetarët kryesisht kanë shprehur kundërshtimet në raport me këtë proces, duke përmendur ndikimet negative në buxhetin familjar

“ZRRE-ja ka kërkuar të mbajë një takim më grupin e aktivistëve “Asnjë Cent më Shumë”, mirëpo përgjigjja nuk ishte pozitive.Gjitha komentent janë shqyrtuar me kujdes qytetarët në përgjithësi kanë shprehur kundërshtime në raport me këtë proces, duke theksuar se ndikimet negative janën ë buxhetin familjar, standartet të jetesës, disa komente janë jashtë mandatit të ZRRE-së, pasi detyra jonë është ë përcaktojë çmime të bazuara në koston e shpenzimit, jemi munduar të reduktojmë kostot aty ku e kemi parë të arsyeshme”, thotë ai.

Ai foli edhe për procesin e ankesave për propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, për të cilat tha se janë trajtuar “me kujdes” dhe se raporti me komente do të bëhet publik.

“Gjatë gjithë procesit kemi pranuar qindra komente nga qytetarët, komente nga shoqëria civile, nga KOSTT, KEDS, KESCO, Elektrosever, nga zyra e deputetit Armend Muja, Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Presidenca. Me të përfunduar konsultimi publik. ZRRE ka zhvilluar takime bilatrale me të gjitha palët e interesit. Mandati ligjor i ZRRE-së ka dhënë përgjigje dhe sqarime të detajuara. Raporti së bashku me komente është dorëzuar në bord. Ankesat janë shqyrtuar me kujdes maksimal nga stafi profesional”, tha Pepaj./Arbresh.info/