Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ndodhet i shtruar në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike prej një jave, pas vendimit të gjykatës për ta nënshtruar në një ekzaminim psikiatrik.
Drejtori i këtij institucioni, Shpend Haxhibeqiri, bëri të ditur për mediumin Arbresh.info se qëndrimi i Murselit do të vazhdojë derisa të përfundojnë deri sa të konstatohet nevoja për vazhdimin ose ndërprerjen e trajtimit.
Ndryshe, të premten në mëngjes, nën mbikëqyrjen e Policisë, Murseli u transferua për një vizitë mjekësore në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, për t’u kthyer më pas në ambientet e psikiatrisë forenzike.
Vendimi për t’iu nënshtruar ekzaminimit mendor u mor më 4 qershor, kur trupi gjykues aprovoi kërkesën e paraqitur nga mbrojtja.
Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, argumentoi se ekzaminimi ishte i domosdoshëm për shkak të shqetësimeve të dukshme në gjendjen psikologjike të klientit të saj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...