Sot për nder të Festës së Fitër Bajramit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Hoxha, uroi myftiun për festën e Fitër Bajramit, duke i dëshiruar atij dhe tërë besimtarëve mysliman që këtë festë ta festojnë me shëndet, begati e në harmoni familjare e shoqërore.
Kurse, myftiu Ternava, falënderoi z. Hoxha për vizitën dhe njëherësh i uroi atij dhe Policisë së Kosovës këtë festë të rëndësishme për besimtarët mysliman, duke u lutur që paqja, harmonia, begatia e çdo e mirë tjetër të na përcjellë në këtë jetë./rtk

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira