Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, z. Eset Berisha së bashku me përfaqësues të institucioneve aeronautike dhe bashkëpunëtorë, priti dje në një takim delegacionin e lartë të zyrtarëve për siguri të transportit ajror të Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit dhe të drejtorive përkatëse të Komisionit Evropian. Misioni i këtij delegacioni është të verifikoj nivelin e përmbushjes së obligimeve të Republikës së Kosovës ndaj fazës së Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA) në fushën e sigurisë së aviacionit civil dhe rregullimit ekonomik.
Me këtë rast drejtori Berisha, mbajti një fjalim rasti dhe i prezentoi të arriturat e AAC-së gjatë vitit të kaluar, me theks të veçantë, në aktivitetet e ndërmarrura për normalizimin sa më të shpejt të hapësirës së ultë ajrore me autoritetet e NATO-s dhe KFOR-it, ndërsa ofroi shpjegime edhe për nënshkrimin e letrës së interesit me kompaninë gjermane Lufthansa në fillim të këtij viti, me të cilën është hapur korridori ajror verior.
Delegacioni evropian do të vizitoj të gjitha institucionet aeronautike të vendit tonë deri me dt. 14 shkurt, përfshirë këtu AAC, MIA, MPB dhe KHAIA. Pas kësaj pritet të lëshohet një raport vlerësues për nivelin e zbatimit të marrëveshjes ECAA nga institucionet aeronautike të Republikës së Kosovës.
/arbresh.info/
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...