Drejtori i kompanisë greko-amerikane takon Kurtin, shpreh interesim për investim në Kosovë

22:58 | 7 Korrik 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i kompanisë greko-amerikane Texan Envipco Hellas Group, me bazë në Connecticut.

Mourgos foli për veprimtarinë e kësaj kompanie riciklimi, që prinë në Greqi dhe Evropë sa i përket fushës së saj të ekspertizës sidomos me makineritë përkatëse moderne.

Ai shprehu interesim për të investuar në Kosovë si dhe për të sjellur përvojat dhe know-how të tyre në vendin tonë.

Kryeministri Kurti mirëpriti interesimin e tyre dhe i inkurajoi që të vijnë në Kosovë.

Ai theksoi se Republika e Kosovës ofron mjedis të sigurt për investime, kushte të favorshme operimi dhe të të bëri biznes.

Ai potencoi stabilitetin institucional aktual, që është parakusht për investim si dhe tregun e punës me fuqi punëtore të kualifikuar.

Mourgos tha që do të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të diskutojë konkretisht me ministritë dhe ekspertët përkatës për mundësitë e fillimit të investimit në Kosovë nga kjo kompani që riciklon plastikën, qelqin dhe aluminin./arbresh.info/