Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me bashkëpunëtorë, dje kanë pritur në takim pune zyrtarë nga Departamentin Amerikan për Energji Atomike.
Sipas komunikatës për media, Departamenti Amerikan për Energji Atomike, që nga viti 2016 e mbështet Policinë e Kosovës (Departamentin për Kufi) me pajisje dhe trajnime për luftimin e kontrabandës bërthamore, shkruan Arbresh.info.
“Qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër me punën e Policisë së Kosovës (Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor), në luftimin e kontrabandës së materieve bërthamore, përdorimi i pajisjeve që posedon Policia e Kosovës-Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me ekipin e tij, i falënderoi mysafiret për mbështetjen e dhënë, pastaj i njoftoi me nevojat e Policisë së Kosovës në luftimin e kontrabandës në përgjithësi dhe të kontrabandës bërthamore në veçanti.
Në njoftim thuhet se mysafiret nga Shtetet e Bashkuara, premtuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ndihmojnë Policinë e Kosovës./Arbresh.info/
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran
Çuni i LDK-së: Se a e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat d...
Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim
Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në seli
Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn