Edhe pse Gjykata Themelore e Prizrenit e shpalli fajtor drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ai ende s’po dorëhiqet nga kjo pozitë.
Madje, manifestimi për të cilin u dënua ky për keqpërdorim si organizator, “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, Komuna e Prizrenit po mendon ta zhvillojë këtë vit.
Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se DKA ka bërë një propozim për organizimin e këtij manifestimi i cili mbështetet përmes pozicionit të subvencioneve nga komuna, dhe se ne mbledhjet e radhë së Kolegjiumit të Drejtorëve do të merret vendim për lejimin e shpalljes së tenderit (sipas rekomandimit të Auditorit të Përgjithshëm) për organizimin e këtij aktiviteti tradicional.
Televizioni i Prizrenit raporton se aktualisht drejtorit të dënuar për organizimin e këtij manifestimi, Nexhat Çoçajt po i kërkohet dorëheqje para se ai të shkarkohet nga kryetari Muja, por para një presioni të tillë drejtori i dënuar nuk ËSHTË duke lëshuar pe, për arsye të njohura të dënimeve të ngjashme nga gjykata ndaj zyrtarëve më të lartë të komunës.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...