Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.
Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim.
Ndërsa, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore që të ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...