Ish- drejtoresha e Post-Telekomit të Kosovës Leme Xhema nuk kërkohet më nga drejtësia.
Këtë e ka bërë të ditur mbrojtësi i saj, avokati Tomë Gashi përmes një postimi në facebook. Ai ka thënë se flet arrestet ndaj saj tashmë janë tërhequr nga gjykata.
“Për Znj. Leme Xhema nuk ka flet arrest ndërkombëtare dhe as një flet arrest tjetër. Te gjitha janë tërhequr nga Gjykata”, është shprehur Gashi.
Leme Xhema ishte dënuar nga Gjykata Supreme me tri vjet heqje lirie, për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.
Në maj të 2008, Leme Xhema ishte dënuar me katër vjet heqje lirie, pasi ishte shpallur fajtore për kryerjen e dy veprave penale, për lidhje të një kontrate të dëmshme për kompaninë ku ka punuar dhe për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Në vitin 2011, me aktgjykim të prerë nga Gjykata Supreme, Xhema ishte dënuar me tre vjet heqje lirie dhe ishte lëshuar urdhërarresti i cili më vonë ishte publiku edhe në ueb-faqen e Interpolit./arbresh.info
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja