Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka ndryshuar përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit nga frika se gjykatësit vendorë do t’i kthenin në paraburgim të akuzuarit për “Krime lufte”, Oliver Ivanoviq dhe Dragoljub Delibashiq.
Ndonëse që nga fillimi për rastin “Ivanoviq” në shkallë të dytë kishin vendosur dy gjyqtarë vendorë dhe një ndërkombëtar, pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të akuzuarve për “Krime lufte”, Peci e ka ndryshuar përbërjen e trupit gjykues, duke bërë që në panelin e gjyqtarëve të jenë dy ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor.
Një ndryshim të tillë Peci nuk e ka bërë përmes ndonjë njoftimi me shkrim, por përmes telefonit, duke e kontaktuar kryetarin e trupit gjykues, ku sipas burimeve të gazetës “Zëri”, një veprim i tillë është bërë pas presionit ndërkombëtar dhe nga frika se rikthimi i Ivanoviqit në paraburgim do të mundë të krijonte pakënaqësi tek serbët..
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...