Është caktuar data e marshit në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë, i cili do të mbahet me moton “Drejtësi, Jo Politikë” më 17 shkurt në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Marshi organizohet nga platforma “Liria ka Emër”
Ismail Tasholli ka dhënë detaje për këtë organizim në një konferencë për media.
“Ne paralajmërojmë protestë paqësore, kjo sepse pas qytetarët duhet të ngriten për drejtësi për ish- krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Drejtësia po humb fokusin e saj dhe kjo ka ngjallë pyetje nëse kjo gjykatë është politike. Qytetarët kanë parë ndër vite dokumente që vijnë nga Serbia, ky është shqetësim i madh dhe ky proces nuk po perceptohet juridik por më shumë politik për këtë arsye do të mbajmë protestën”, deklaroi Tasholli.
Poashtu është bërë e ditur se ftesa për protestë është e hapur edhe për organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Nga ana tjetër, Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” tha se përmes marshit kërkohet drejtësi pa skenar.
“Kërkojmë drejtësi pa skenar, që të të mos mbetet peng i politikës. Dejtësia nuk është mjet politik”, deklaroi ajo.
Për të shprehur pakënaqësi rreth procesit gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-ës, protesta masive u mbajtën në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hagë e Strasburg.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?