Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ka rënë në një gjendje kome të thellë, thotë ish-kryetari i komitetit parlamentar në Serbi, Millovan Drecun, duke shtuar se ai nuk sheh hapësirë për vazhdimin e negociatave për Kosovën derisa siç tha ai Prishtina të refuzojë të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Drecun gjithashtu beson se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, i cili mbërrin në Beograd sot pas vizitës në prishtinë duhet të sqarojë pozicionin e tij në negociata, duke theksuar se zyrtari evropian është i butë dhe tregon mirëkuptim të heshtur ndaj Prishtinës e cila sipas tij bllokoi dialogun.
“Unë nuk mund ta kuptoj pozicionin e Lajçakut, i cili çon në paragjykim dhe njëanshmëri. Së pari, Lajçak përcaktoi linjat e kuqe në bisedime, e cila nuk është detyra e tij dhe së dyti, ai thotë se Prishtina duhet të bashkojë të gjitha kapacitetet politike në mënyrë që të rrisë forcën dhe ndikimin e saj,” i tha Drecun TV Pinkut.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?