Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy meshkuj në fshatin Glloboqicë të Dragashit, të cilët tentuan të sulmojnë zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit kanë kanosur, si dhe kanë tentuar ti sulmojnë fizikisht zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Te njëri i dyshuar gjatë kontrollit (në trup) i është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit