Zëdhënësi i Dhomave të Specializuar, Michael Doyle, ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026. Pas kësaj, Trupi Gjykues do të mbyllë çështjen gjyqësore dhe do të fillojë fazën e kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit”, tha ai.
Sipas tij, aktgjykimi duhet të shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore.
“Në qoftë se rrethanat kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, ai mund të zgjatet për 60 ditë shtesë. Me afrimin e përfundimit të procedurës së paraqitjes së provave, mund të japim disa shifra mbi parimin e procesit publik. Gjatë gjykimit, shumica e 134 dëshmitarëve që dhanë dëshmi në sallë të gjyqit, dëshmuan plotësisht ose kryesisht në seancë publike. 61 prej këtyre dëshmitarëve dhanë dëshmi pa masa mbrojtëse. Gjithashtu, dëshmitë e dhëna në seancë private rregullisht rishikohen dhe riklasifikohen kur është e mundur dhe publikohen vazhdimisht transkriptet me më pak redaktime për të mundësuar që procesi të jetë publik dhe të mund të ndiqet nga personat e interesuar. Deri më sot, gjykatësit kanë lëshuar 11 vendime në lidhje me publikimin e dëshmive të 19 dëshmitarëve të dhëna në seancë private”, tha ai./rtk
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...