Reforma në drejtësi, me theks vettingu në sistemin e drejtësisë, janë prioritet i Qeverisë dhe shtetit, theksoi Kryeministri i Republikës së Kosovës në takimin me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas një pune intensive dhe pas konsultimeve me grupet parlamentare, Kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dorëzuan në Kuvend dosjen e dokumenteve për vettingun, thuhet në komunikatë.
Versioni i dorëzuar i draftit të amendamenteve kushtetuese është në përputhje të plotë me rekomandimet e dala nga Opinioni i Komisionit të Venecias, ndërsa në pako është përfshirë edhe një plan i ideuar për ndryshimet ligjore, që duhet të realizohen bashkë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ose paralelisht me to.
Gjatë takimit u theksua se reforma në drejtësi mundëson kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe fenomeneve tjera negative. Ndërsa vettingu mundëson, që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional, dhe, që mund ta justifikojnë pasurinë e tyre.
U ritheksua se Kuvendi i Kosovës do ta ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe se bashkërisht do të tejkalojnë çdo sfidë me përgjegjësi dhe me profesionalizëm. /arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...