Behgjet Pacolli ka dorëzuar shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.
E, më këtë rast, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se falënderoj nga zemra bacin Behgjet dhe kompaninë tij.
Rama tha se këto pallate i takojnë standardeve të larta, dhe të vetmen barrë që kanë banorët është që ta mirëmbajnë këtë mjedis kaq të bukur.
Dua te falënderoj nga zemra bacin Behgjet dhe kompaninë tij, sepse këtu në Thuman ishte vendi i duhur qe të ndërtonim mure te qëndrueshme. Në fondacioni shqiptar për shqiptarët, janë vendosur në dispozicion të gjitha fondet e nevojshme, menjëherë. Njerëzit do të fillojnë të hyjnë dhe pastaj në shtëpitë individuale, me dëshirën që në prag të krishtlindjeve të kthemi të gjithë këtu. 443 familja këto pallate këtu janë pallate që i takojnë standardeve të larta, ndërkohë që janë për ata që në 95% prej tyre të nuk mund të blinin apartamente të tilla, dhe janë falas, këta kanë vetëm një barrë që ta mirëmbajnë këtë mjedis kaq të bukur”.
“Unë jam shumë krenar që kemi bërë një program rindërtimi, është super i shpejtë në të gjitha aspektet, është i vetmi program ku nuk ngarkohen me asnjë detyrim financiar apo kredi. Në këtë proces në kemi pasur në mes një ndërhyrje brutale nga pandemia, sepse do kishin përfunduar më shpejtë”, tha Rama./arbresh.info/
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...