Tre persona janë dorëzuar në polici pasi kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person në rrugën “Kruja” në Ferizaj me 08.03.2025.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën “Kruja” në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta personin B. V, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur dhe ishin në kërkim policor .
Pas hetimeve të Njësitit të Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datën 11.03.2025 janë dorëzuar në polici tre nga të dyshuarit:
S. A, 54 vjeç
A. A, 50 vjeç
M. A, 28 vjeç
Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor”./Arbresh.info
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut