Justina Shiroka-Pula ka dhënë të premten dorëheqje nga pozita e saj si nënkryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës .
Në letrën e dorëheqjes të cilën e ka sigurur Radio Kosova thuhet se dorëheqjen po e bënë për shkak të rrethanave të krijuara në Akademi dhe rreth saj. Ajo ka sqaruar se do të vazhdojë punën e saj në Akademi për të dhënë kontributin akademik dhe kërkimor në institucion.
“Gjatë jetës sime kam mbajtur pozita të ndryshme me peshë publike dhe politike. Sidoqoftë, asnjëra nga këto nuk i afrohej peshës që bart pozita në Kryesinë e institucionit më të lartë akademik në vend. Kam qenë, jam, dhe do të mbetem e nderuar për punën që kemi bërë së bashku me kolegët si Akademi e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen