Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe zëvendëskryeministër në dorëheqje, ka thënë se caktimi i 22 gushtit si datë për seancën për shpërndarjen e Kuvendit, ka të bëjë me dy arsye.
“Ka të bëjë me faktin se deputetët duhet të jenë aty, meqë janë pushime të verës dhe ka të bëjë me atë që duhet të merret kohë për përgatitjen e zgjedhjeve”, ka thënë Hoxhaj, në Interaktiv të KTV-së. “Ajo që është me rëndësi është që vendi nuk do të mbetet gjatë pa Qeveri”, ka thënë më tej ai.
Hoxhaj ka thënë se “në atë moment që z. Haradinaj ka dhënë dorëheqje, për PDK-në ka qenë e qartë se zgjedhjet janë i vetmi opsion”.
“Ne e dimë që Kushtetuta jonë na lejon që të kemi edhe një mundësi të dytë, ka pasur edhe indicie të partive që të vazhdohet mandati deri në fund, por kryetari Veseli ka qenë i prerë për zgjedhje”, ka thënë Hoxhaj.
Për zëvendësin e Haradinajt në Qeveri, mënyra se si ka dhënë dorëheqje ai, ka qenë më shumë kalkulim politik se sa pjesë e vendimit të koordinuar mes partnerëve të koalicionit.
Ai ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë folur për dy vjet për rrëzimin e Qeverisë, e nuk kanë bërë asgjë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...