Deputetja e AAK-së, parti kjo që është në koalicion qeverisës, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se këto masa u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë sipas saj me Serbinë, shkruan lajmi.net.
Madje sipas Kadajt, Hoti po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga Thaçi e Vuçiq.

Postimi i plotë:
Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta prodhojë një marrëveshje edhe më të paqartë për Kosovën. Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit.
Presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi Kryeministrin Hoti. Fillim i keq
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen