Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vu tarifë plot shteteve tjera.
“Pa SHBA’në nuk do të ishim sot ku jemi, megjithatë vet SHBA’ja i kanë vu tarifë për plot shtete. E këtë e kanë bërë edhe plot shtete demokratike si Gjermania për shembull”, është shprehur Kadaj-Bujupi.
Tutje, Kadaj tha se shtetit armiqësor duhet t’i vihen masat ekonomike.
“Në momentin që një shtet konsiderohet armiqësor për një shtet tjetër, atëherë vihen masa ekonomike”, thotë Kadaj-Bujupi.
“Në momentin që ne kemi një shtet pro-rus në Ballkan, nuk është e logjikshme që me paratë tona me e armatos Serbinë”, shtoi Kadaj-Bujupi.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...