Kandidatja për deputete Donika Gërvalla ka treguar pse iu rikthye skenës politike në Kosovë.
E ftuar në emisionin DPT shpjegoi largimin e saj nga partia që udhëheq Isa Mustafa.
“Momenti kur unë jam larguar nga LDK’ja nuk është përplasja ime fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm por unë edhe mbas atyre skenave të shëmtuara jam munduar megjithatë brenda LDK’së të përpiqem që me sa më shumë njerëz të realizojmë atë që secili votues i LDK’së e ka kërkuar nga ne. Pra të rrijmë në LDK dhe të kujdesemi që LDK’ja të mos mbetet e pareformuar dhe të thyhet betoni që e ka krijuar Isa Mustafa me një pjesë të Kryesisë së LDK’së, që të gjithë i njohim”, tha Gërvalla.
“Unë jam larguar nga LDK’ja në momentin që rezolucioni im ka qenë që sado djem e vajza të mira të ektë në këtë strukturë të LDK’së kaq është Kryesia e LDK’së jo e gatshme, ndoshta tërësisht e paaftë që t’i lejojë ata djem dhe vajza në këtë strukturë. Kur kam kuptuar që kjo strukturë s’bën reformë unë jam larguar”, shtoi ajo.
Ndërkohë tregoi pse po garon për deputete?
“Në këtë herë kam parë shansin që ndoshta vetëm njëherë në histori i jepet një gjenerate. Që vendin me ja kthy qytetarit”, theksoi Gervalla.
Supremja sot shqyrton ankesën e Krivaqës
Mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëv...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...