Konsulli i shkarkuar i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, duke komentuar vendimin e Ministres së Jashtme Donika Gërvalla për shkarkimin e tij, ka thënë se ajo (Gërvalla) kishte kërkuar në prill heqjen e flamurit të UÇK-së nga Konsullata.
Sipas tij, Gërvalla e kishte quajtur këtë flamur “flamur me simbole”.
“E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD,” ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi, këtë kërkesë të Gërvallës, e quan fyerje ndaj të gjithë dëshmorëve që ranë për liri të vendit.
“Në emër të këtij flamuri janë flijuar shumë dëshmorë, ndër ta edhe vëllezërit Bytyqi nga SHBA-ja, të cilët, bashkë me shumë luftëtarë të Batalionit Atlantiku, kanë lënë mirëqenien që u ofronte ky vend dhe kanë shkuar në Kosovë për ta çliruar atë nga shtypja, diskriminimi dhe gjenocidi që regjimi serb po i ushtronte ndaj nesh.
Largimi i këtij flamuri është fyerje e tre varreve të vëllezërve Bytyqi në Jonkers të Nju-Jorkjut dhe përbuzje për luftëtarët e Batalionit Atlantiku, njëjtë siç është fyerje për të gjithë luftëtarët dhe dëshmorët e vendit. Unë, sigurisht jam i zëvendësueshëm me njerëz të tjerë të rinj dhe entuziastë, porse flamurin e UÇK-së nuk mund ta zëvendësojë askush.”, tha tutje ai. /Reporteri.net/.
LEXO EDHE
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Kurti uron Fitër Bajramin: Të jemi më solidarë dhe më të kuj...