Deputetët e parlamentit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, raporton Arbresh.info.
Pas një seance maratonike që nga mëngjesi, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.
Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kundër themelimit të Gjykatës Speciale ishin tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.
Kjo është lista e plotë e deputetëve që votuan Specialen./Arbresh.info/


Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...