Sot, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të tyre për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI), kanë realizuar një kontroll të targetuar tek një subjekt afarist në qytetin e Gjilanit.
Në njoftim thuhet se kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër falsifikimit dhe mbrojtjen e tregut nga produktet që cenojnë të drejtën e ligjshme të pronarëve të markave tregtare, duke kontribuar kështu në sigurinë ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë