Njësitë e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 41 pajisje të reja elektronike gjatë një kontrolli në një subjekt ekonomik në Prishtinë.
Gjatë kontrollit, në bodrumin e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, në të cilën janë zbuluar telefona të rinj të padeklaruar.
Sipas një postimi në Facebook, në total janë konfiskuar 19 telefona Samsung Galaxy A26 5G, 21 telefona Samsung Galaxy A16, dhe një tablet Samsung Galaxy Tab A9+ 5G. Subjekti nuk ka ofruar dokumentacion që vërteton origjinën e mallit.
Dogana njoftoi se “sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore, duke u plotësuar dokumentacioni përkatës.
Dogana e Kosovës do të vazhdojë me procedurat administrative dhe hetimore lidhur me këtë rast. Kontrolli i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e tregut të brendshëm nga mallrat e padeklaruara mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit”.
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare