Dogana e Kosovës ka bërë me dije se sot oficerët doganorë kanë parandaluar në Vërmicë disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme.
Sipas njoftimit, vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5000 eurosh, dhe se zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi.
“Ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara me ligj.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...