Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë muajit shtator.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë ndaluar një sasi e konsiderueshme e produkteve të dyshuara si pirate, përfshirë: 300 jelekë dimëror me logon Moncler, 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dheMiu Miu, 5 mijë e 180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn dhe 225 veshje tekstili me markën Stone Island.
Dogana ka bërë të ditur se këto ndërhyrje janë “rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e falsifikuara të depërtojnë në tregun e Kosovës, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...