Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar një operacion të paligjshëm në një barnatore në Pejë, ku është gjetur një hapësirë e improvizuar – një bunker – me 468 pako barnash me banderola të huaja.
Sipas njoftimit, barnat nuk kishin dokumentacion të origjinës ose të importit ligjor, dhe dyshohet se janë futur përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike.
“Barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike.Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurimin e tregut të brendshëm nga produktet e paligjshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026