Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikë kalimin kufitar të Bërnjakut kanë ndaluar një veturë, ku pas një kontrolli të hollësishëm në çantën e drejtuesit të mjetit janë gjetur mbi 13 mijë euro të padeklaruara.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet hyrja ilegale e mjeteve monetare
Bernjak, 7 shkurt 2024 në pikë kalimin kufitar të Brnjakut u ndalua një automjeti ku edhe u zbulua një sasi e konsiderueshme e mjeteve monetare të padeklaruara.
Pas ndaljes së automjetit nga oficerët doganorë, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kryen kontrollin e hollësishëm të automjetit. Gjatë këtij kontrolli, në çantën e drejtuesit të mjetit u zbulua një shumë e mjeteve monetare të padeklaruara në lartësinë prej 13,350 euro.
Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro. Kjo masë është ndërmarrë si pasoje e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi./Arbresh.info/
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...