Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.
Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.
“Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se çdo mall që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tij paraqet shkelje ligjore që sanksionohet sipas rregullave doganore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...