Dogana e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar në rajonin e Ferizajt.
Oficerët doganorë pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave. Pas lokalizimit të automjetit është bëre edhe ndalimi i tij.
“Pas hapjes së furgonit është vërejtur sasi e konsiderueshme e cigareve ‘Bond’ rreth 100 paketa të cilat kishin vetëm banderolë të Republikës së Maqedonisë, që nënkupton mallra të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Pas numërimit të mallit është konstatuar se në furgon gjenden, cigare pa banderolë të Kosovës 100 paketa me gjithsej 950.000 copë cigare.
Malli dhe furgoni janë ndaluar derisa me urdhër të prokurorit personi që drejtonte automjetin është arrestuar.
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...