Njësit e Doganës e Kosovës kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar pas një aksioni në qytetin e Pejës, thuhet në komunikatën për media. Pas dyshimeve, në rrugën transit Pejë-Deçan, kanë ndalur automjetin kur kanë gjetur cigare pa banderolla.
“Pas dyshimeve se një automjet i caktuar barte cigare të kontrbanduara njësit e doganës kanë ndalur këtë automjet në rrugën transit Pejë – Deçan, automjeti drejtohej nga një shtetas Kosovar.
Pas kontrollit në automjet, më saktësisht në bagazhin e automjetit janë gjetur cigare pa banderolla të llojit Trokadero Slims Blue. Automjetin pastaj është dërguar për kontrolle detal në terminalin doganor të Pejës ku edhe është konstatuar sasia e saktë:
Cigare Trokadero Slims Blue 5000 paketime (1 pako = 20 copë cigare)
Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa janë hapur edhe hetimet lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën për media.
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...