Nga sot me heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë mallrat mund të futen në Kosovë edhe pa iu referuar Kosovës si republikë.
Vendimi që është marrë sot në Qeverinë e Kosovës i është dërguar menjëherë Doganës, prandaj maunat nga Serbia mund ta bëjnë rrugën e tyre drejt Kosovës pa pengesa që ia vuri qeveria paraprake.
Doganieri nga Merdara, Bardh Varaku, tha për Klan Kosova se edhe pse vendimi ka hyrë në fuqi ende asnjë kamion serb nuk ka hyrë deri tash.
“Sot kemi marrë vendimin që mallrat serbe mund të futen në Kosovë edhe nëse s’iu shkruan Republika e Kosovës siç ka qenë më herët. Ende nuk kemi pasë qarkullim, por presim të kemi”.
“Ne do të vazhdojmë punën siç ishte para taksës dhe reciprocitetit. Mallrat që hyjnë do t’i referohen Kosovës në bazë të legjislacionit në fuqi të Kosovës dhe nuk lejohet përdorimi i termeve fyese”.
Deri para dy ditësh, në Kosovë erdhën 20 kamionë serbë që iu referuan Republika e Kosovës, ndërsa 13 të tjerë ishin kthyer në mungesë të zbatimit të vendimit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit