Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson progresin e Doganës së Kosovës në fusha të rëndësishme, përfshirë: zgjerimin e numrit të terminaleve publike doganore, uljen dhe heqjen e tarifave në terminale private, rritjen e të hyrave krahasuar me vitin oaraprak si rezultat i luftimit efikas të ekonomisë jo-formale, luftën kundër mashtrimeve doganore, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, zbatimin e masave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale në menaxhimin e rrezikut, si dhe rekrutimin e suksesshëm të stafit të ri që ka forcuar kapacitetet administrative dhe profesionale në organizate.
Në njoftimin e Doganës thuhet se ky progres është arritur me përkrahjen e Qeverisë dhe bashkëpunimin me partnerët institucional dhe ndërkombëtarë, përfshirë Zyren e BE-së, Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën Britanike, Qeverinë Gjermane dhe programet tjera relevante me punën e Doganës, transmeton Arbresh.info
“Fushat kryesore të përparimit të evidentuara në raport:
• Rritje e ndjeshme e të hyrave doganore, me mbi 170 milionë euro të hyra shtesë gjatë vitit 2024, si rezultat i luftës efektive kundër mashtrimeve doganore dhe forcimit të integritetit institucional.
• Zgjerimi i numrit të terminaleve publike dhe heqja e plotë e tarifave të shërbimit në shumicën absolute të pikave kryesore të zhdoganimit, që ka mundësuar lehtësim të ndjeshëm të tregtisë dhe transparencë më të lartë.
• Bashkëpunim i fuqizuar ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, përfshirë krijimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor me Administratën Tatimore dhe Policinë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me OLAF, që ka sjellë rezultate konkrete në luftën kundër kontrabandës.
• Rezultate të larta në mbrojtjen e pronësisë intelektuale (IPR) me sekuestrime të mallrave të falsifikuara me vlerë rreth 12 milionë euro, duke mbrojtur bizneset legjitime dhe konsumatorët.
• Zbatimi i banderollave elektronike të akcizës për produktet e duhanit dhe pijet alkoolike, që kontribuon në kontroll më të mirë të tregut dhe rritje të të hyrave buxhetore.
• Vendosja e themeleve për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet e analizës së rrezikut dhe platformën e inteligjencës së biznesit, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të doganës.
• Efikasiteti i Laboratorit Doganor të akredituar, që ndihmon në lehtësimin e tregtisë dhe sigurinë e produkteve.
• Rekrutimi dhe integrimi i zyrtarëve të rinj doganorë, që ka përforcuar kapacitetet profesionale dhe efikasitetin organizativ të institucionit.
• Vendosja e skanerëve per të promovuar përmirësimin e kontrollave dhe sherbimeve
• Pjesëmarrja aktive në programet e BE-së (Customs 2020) dhe forumet ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Doganave, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe përafrimin me praktikat më të mira të BE-së”, thuhet në njoftim.
“Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka dhënë disa rekomandime për vitin e ardhshëm, që përfshijnë:
– Fnalizimin e akteve nënligjore për Kodin e ri Doganor dhe të Akcizës;
– Forcimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative sipas parimeve të meritës;
– Intensifikimin e luftës kundër kontrabandës në bashkëpunim me OLAF;
– Zhvillimin e sistemeve digjitale dhe miratimin e Strategjisë për Teknologjinë Informative;
– Heqjen e plotë të tarifave të mbetura për eksportuesit dhe importuesit”, thuhet më tej në njoftim.
Dogana thekson se mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe në avancimin e reformave që forcojnë integritetin, transparencën dhe efikasitetin në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...