Dogana e Kosovës priti sot në vizitë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë, Genti Gazheli dhe delegacionin e tij, të cilët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, dhe ekipi i tij.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me operacionet efikase të zhdoganimit në portin e Durrësit, funksionimin e përbashkët në pikën kufitare Morinë/Vërmicë, si dhe u shkëmbyen informata mbi përparimin e zhvillimeve aktuale dhe projekteve që synojnë rritjen e efikasitetit për adresimin e ekonomisë joformale, mbrojtjen e shoqërisë dhe lehtësimin e tregtisë, sipas praktikave më të mira dhe në përputhje me acquis të BE-së.
“U theksua se marrëveshjet për integrimin e sistemeve tona dhe bashkëpunimi për lehtësimin e tregtisë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, kursimet për ekonomitë tona dhe gjithashtu rritjen e konkurrueshmërisë së Portit të Durrësit. Një sukses i tillë është reflektuar si arritje e rëndësishme edhe në raportin e fundit të BE-së për vendin”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e Doganave të Shqipërisë informuan gjithashtu mbi fillimin e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, duke ndarë informacione të rëndësishme me Doganën e Kosovës, që do të ndihmojnë në përgatitjet për këtë proces. Drejtorët e përgjithshëm ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të siguruar shkëmbim efikas të përvojave për përmirësimin e kapaciteteve doganore për sfidat e ardhshme./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen