Ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji i ka dërguar një letër solidariteti kryetarit të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, pasi rastit të sotëm ku një person theri me thikë pesë persona në xhaminë e Tiranës.
Gjergji ka thënë se aktet e tilla dhune dhe kërcënimi të jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë, e aq më pak në vendet e kultit dhe në muajin e Ramazanit.
Letra e plotë e Dodë Gjergjit:
Me hidhërim dhe me pikëllim të thellë mora lajmin për ngjarjen e shëmtuar që sot ka ndodhur në Xhaminë e rrugës së Kavajës, në kryeqytetin e Shqipërisë, ku pesë besimtarë të Bashkësisë Tuaj mbetën të plagosur.
Jam i bindur që personi, i cili e ka shkaktuar këtë tragjedi, do të merr përgjigjen e merituar para organeve të drejtësisë në Shqipëri, por edhe personalisht, dëshiroj të gjykoj këtë akt të papranueshëm për gjithë ne shqiptarët, pa marrë parasysh cilit besim i takojmë. Aktet e tilla dhune dhe kërcënimi të jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë, e aq më pak në vendet e kultit dhe në muajin e Ramazanit.
Këndej, shpreh solidaritetin me Bashkësinë Tuaj, si dhe me familjet e të plagosurve. Njëkohësisht, me gjithë besimtarët katolikë në Kosovë, lus Zotin për shërimin sa më të shpejt të tyre.
Shfrytëzoj rastin që t’Ju uroj agjërim të lehtë gjatë këtij muaji të Ramazanit!
Dodë Gjergji,
Ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan