Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve.
Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19 Pashkët u festuan pa praninë e besimtarëve në Katedrale.
Ceremonia e vigjiljes së pashkëve në Prishtinë filloi me bekimin e zjarrit prej të cilit pastaj u ndez qiriu i madh i pashkëve.
Gjatë meshës, në urimin e tij, imzot Gjergji rikujtoi se “pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishterë, ditë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpresës, ditë e ringjalljes së jetës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e përjetësisë”.
Ndërsa fokusi i ligjërimit të tij ishte te situata e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
Ai u rikujtoi besimtarëve se edhe i ringjalluri kishte sprova të këtilla, andaj kërkoi durim, besim dhe sakrificë për të kaluar këtë gjendje izolimi./epokaere/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...