Protestuesit Shaljanë janë mbledhur para “Trepçës” dhe i kanë dhënë ultimatum qeverisë “Kurti” që deri të premten ta anulojë konkursin dhe ta shkarkojë menaxhmentin e “Trepçës”, në të kundërtën situata mund të eskalojë në dhunë, të ketë thyerje të veturave, dëmtim të pronës, të lëndohen edhe njerëz dhe përgjegjësia bie te menaxheri i tashëm.
Rreth 40 minatorë dalin nga zgafellja, u sigurohet se nuk do të anulohet konkursi, shkruan sot Zëri.
Me greva të minatorëve e me protesta të Shaljanëve janë karakterizuar orët e fundit në minierën e “Trepçës” në Stan Tërg.
Protestuesit Shaljanë, të cilët me ngulm kërkojnë nga Qeveria ta anulojë konkursin me të cilin janë punësuar 230 punëtorë në “Trepçë”, si dhe shkarkimin e drejtorit menaxhues të “Trepçës” Basri Ibrahimin, i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri të premten ta anulojë konkursin, si dhe ta shkarkojë menaxhmentin.
Protestuesit janë kërcënuar se nëse nuk ndodh kjo, atëherë protesta mund të eskalojë në dhunë derisa përgjegjësin kryesor e bëjnë drejtorin menaxhues të “Trepçës” Basri Ibrahimin.
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin