Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si një nga prioritetet kryesore të programit të tij.
Në Debat Plus, Hamza ka shtuar se për të arritur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, është e domosdoshme krijimi i një klime të favorshme për bizneset, e cila është themelore për prosperitetin e vendit.
“Prioritet i parë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Dhe për me pas një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik ne kemi nevojë që të krijomë miqësor, një klimë të favorshëm për zhvillimin e bizneseve. Nuk ka mundësi pa biznese të zhvilluara, të qëndrueshme ekonomikisht me pas zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend. Prandaj ka nevojë të përmirësohet klima e të bërit biznes përmes reformave strukturor në ekonomi. Edhe në pjesën e politikave fiskale dhe në lehtësimin e qasjes në financa dhe përmes përmirësimi të kushteve për biznesin, të krijohen mundësit të rritet pagat e të punësuarve në sektorin privat.
Për shkak se sektori privat është kontributdhënësi më i madh në rritjen ekonomike. Por edhe punëdhënësi më i madh në raport me sektorin publik. Prandaj fokus jonë është të zhvillojmë ekonomisë, të përmirësohet kushtet për të punësuarin në sektorin privat, të mbrohet të drejta e tyre përmes thellimi të Gjykatës së Punës, përmes krijimit fondit për mbrojtje prej papunësisë dhe normalisht përmes rritjes dhe zhvillimit ekonomik të ketë impaktin e vet në rritjen e buxhetit. Dhe përmes rritjes së buxhetit të vijmë edhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.
Ndërkaq, sa i përket rritjes së pagave në sektorin publik, Hamza është zotuar se brenda pak muajsh në qeveri pagat do të rriten për 50 për qind më shumë.
“Pagën do ta kenë 50 për qind më shumë”, ka theksuar Hamza.
Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 10 muaj burg për posedi...
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...