Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se në këto zgjedhje është vërejtur një numër i madh i rasteve të votimeve familjare.
Kryeziu, përmes një konference për media ka thënën se gjithsej janë vërejtur 4925 raste të votimeve familjare, shkruan arbresh.info.
“Komuna ku më së shumti është vërejtur votimi familjar është 160 raste në Dragash, 24 raste në komunën e Deçanit, 32 raste në komunën e Mamushës”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka bërë të ditur po ashtu se fotografimi i votës ka ndodhur në 131 raste.
Kryeziu ka përmendur si parregullësi edhe evidentimin e disa personave që janë thirrë në emër të organizatave joqeveritare e të cilët sipas tij ende po qëndrojnë në vendvotime./Arbresh.info.
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...