Organizata joqeveritare që ka monitoruar zgjedhjet ‘Demokracia në Veprim’ ka evidentuar një varg shkeljesh gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
Albert Krasniqi nga DnV tha se procesi në përgjithësi ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur shkelje të rënda e të dhunshme që do ta minonin besimin e publikut, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se përjashtim nga kjo bënë fushata zgjedhore në komunat serbe ku situata ka qenë më e tensionuar dhe qytetarët janë ndierë të frikësuar.
“Gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur probleme serioze por disa parregullsi si votimi familjar, i njëjti person ka asistuar më shumë se një herë, votuesit si dhe votimi jashtë kabinave të votimit, fotografimi i votës, tentimi i votuesve për të votuar më shumë se një herë. Ka pasur presion ndaj votuesve nga prania e personave të paautorizuar në qendrat e votimit, ky numër ka qenë jashtëzakonisht i lartë në orët e paradites por që më pas ka rënë. Probleme ka pasur edhe me personat me aftësi të kufizuara të cilët e kanë pasur të vështirë qasjen në objekte për të votuar”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu ka përmendur paqartësitë me listat e votuesve për shkak të pranisë së personave të vdekur në shumë raste në këto lista./Arbresh.info.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...