Drejtori i Arsimit në komunën e Prizrenit, Skënder Susuri, ka reaguar në lidhje me protestën që kanë bërë një grup i nxënësve të shkollave të mesme që e akuzuan atë për ndalim të ekskursionit të tyre.
Ai ka thënë se ky ishte një organizim i jashtëligjshëm i planifikuar nga një grup nxënësish të manipuluar nga idividë apo grupe përfituesish / abuzuesish me qëllime materialiste dhe të dëmshme për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve, njofton Klan Kosova.
Ky organizim ishte bërë përmes rrjeteve sociale për një udhëtim të organizuar në Brezovicë.
DKA ka thënë se me kohë e kishte shpërndarë lajmin nëpër drejtorët e shkollave se ky organizim nuk do të lejohet. Por nxënësit përkundër këtij vendimi janë tubuar në në stacionin e autobusëve në Prizren të cilët kanë insistuar për t’u nisur drejt Brezovicës.
“Policia e Kosovës, në mbështetje të kërkesës së DKA-së, për ndalim të këtij organizimi të jashtëligjshëm e pamundësoi një organizim të tillë. Nuk është ndaluar një “ekskursion i nxënësve”, siç shkruhet në disa media elektronike (me qëllim apo pa qëllim) por është ndaluar një organizim i paligjshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve/nxënësve”, thuhet në komunikatën e DKA-së.
Kjo drejtori ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të parandalojnë të tilla aktivitete të jashtëligjshme dhe të dëmshme për sigurinë e nxënësve.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...